Sapo kanë mbërtiur në Presidencë, emrat e Ministrave të Brendshëm dhe të Bujqësisë nga Kryeministri Edi Rama, Kreu i Shtetit Ilir Meta nuk ka humbur kohën për t’i firmosur ato.
Bashkë me dekretimin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit në Ministrinë e Bujqësisë, Meta ka firmosur edhe dekretin për lirimin nga detyra të Sandër Lleshajt.
Ndryshimet në qeveri erdhën pasi Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga Ministër i Brendshëm, pas protestave që shpërthyen për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.