Vendosni fjalën kyçe....

S’ka më djem apo vajza? Revista më e vjetër mjekësore e Amerikës: Çertifikatat e lindjes të dëmshme për transgjinorët


Përcaktimi i gjinisë në çertifikatat e lindjes mund të dëmtojë “personat ndër-seksualë dhe transgjinorë”. Në këtë përfundim arrin një artikull i botuar në New England Journal of Medicine.

“Përcaktimet e seksit në çertifikatat e lindjes nuk ofrojnë ndonjë dobi klinike dhe ato mund të jenë të dëmshme për personat interseksualë dhe transgjinorë”, thotë abstrakti i artikullit, autor i të cilit janë mjekët Vadim M. Shteyler dhe Eli Y. Adashi, si dhe avokatja Jessica A. Clarke.

Në artikullin në fjalë që mban titullin “Detyrat e Dështuara” dhe është botuar në datën 12 dhjetor treshja argumenton: “Lëvizja e emërtimeve të tilla nën vijën e demarkacionit nuk do të rrezikonte funksionin e shëndetit publik të certifikatës së lindjes, por mund të shmangte dëmtimin.”

Revista shkencore e shpërndau artikullin edhe në faqen zyrtare në “Twitter”, mirëpo menjëherë komentuesit ngritën dyshime se mos revista ishte hakuar pasi nuk e besonin se revista mjekësore e kishte publikuar vërtet këtë temë. Të tjerë menduan se bëhej fjalë për një shaka.


NEJM daton në vitin 1812 dhe operon me këtë emër që nga viti 1928, ndaj është revista më e vjetër mjekësore e botuar vazhdimisht në botë dhe konsiderohet si një nga botimet më prestigjioze të vlerësuara nga kolegët në SHBA.

Mirëpo kjo nuk e ka penguar atë të zhytej thellë në ujërat e diskutueshme politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *