Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në familjen shqiptare në Gjermani – Burri vret gruan, vajzën dhe veten (DETAJE)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Isselburg të Gjermanisë, ku personazhet kryesore janë një familje shqiptare.

Gazeta Bild shkruan se një shqiptar 51-vjeçar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten 46-vjeçare, vajzën 17-vjeçare e më pas veten.

“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Sipas medieve, shqiptari pasi ka vrarë gruan dhe vajzën ai ka varur veten në një verandë me litar.

Sipas të dhënave të para të bëra të ditura nga fqinjët, bashkëshortët ishin në prag divorci.

Një nga fqinjët ka folur në një prononcim përBBV-net.de për problemet mes çiftit.

“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë”, shpjegoi babai i një fqinji.

Gruaja e identifikuar si Elfete.S cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj, i cili kohët e fundit ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum pasi ata flisnin të ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *