Ka dalë më sukses operacioni në Turqi për policin e dëmtuar në dy gjatë protestave të ditëve të fundit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie ‘Shqiponja’.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama i cili tha se transplanti i kornesë së syrit ka dalë me sukses. P
olici Fadil Allaraj pësoi një dëmtim në sy pasi një copë xhami e goditi gjatë protestave. Pas operacionit të parë ai u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi.
“Falënderoj mjekët që kanë trajtuar efektiv policie që pati një plagosje në protestë, faktikisht rrezikoi të humbte masën e syrit. Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të kornesë së syrit për të cilin kemi marrë para pak lajmi se ka dalë me sukses. Falënderim të veçantë dhe ambasadorit që ishte në dispozicion pa orar për të realizuar transportimin e tij në kohë rekord. Arsye për t’u gëzuar sot pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në atë spital, ku me sa duket ka dalë me sukses dhe kjo është diçka e gëzuar për familjen, prindërit, kështu që faleminderit dhe njëherë për këtë.” – tha Rama.