Një 33 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi gjatë punës së tij si shofer ka hipur në pjesën e pasme të fugonit një 7 vjeçar i cili është rrëzuar dhe dëmtuar në kokë.
I mituri është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 maji” në Tiranë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e disiplinës së punës në transport ”, i shtetasit Sh. H., 33 vjeç, sepse në rrugën “5 Maji”, gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, ka hipur nga pas fugonit dhe për pasojë është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë fëmija i mitur me iniciale R. L., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.