Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj takon Komisionerin për Pakicat Kombëtare, ngre çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës


Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj, ka ngritur në Hagë çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Ai është takuar me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Adbrakhamanov.

Një takim i shkëlqyer me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, z.Kairat Adbrakhamanov. Biseduam vetëm e vetëm për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore. Morëm siguri se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare. Ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë! Së shpejti me disa veprime shtesë.” – shkruan Cakaj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *