Facebook e Twitter kanë censuruar videon e infermieres në SHBA, së cilës i bie të fikët pasi bëri vaksinë kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer.
Pas publikimit në rrjet, shumë persona kanë denoncuar bllokimin e videos nga dyshja e lartpërmendur. Siç shihet në shënimin shoqërues, Facebook pretendon se videoja është kontrolluar më herët nga ‘Independent Fact Checkers’ dhe ka informacion të pasaktë apo që mungon.
Ditën e sotme rrjetet gëluan nga pamjet e shfaqura në transmetim të drejtpërdrejtë ku një infermiereje në një spital në Tenesi, SHBA, i bie të fikët sapo bën vaksinën e Pfizer.
Ajo përmendet pak çaste më vonë ndërsa pohon se kjo gjë i ka ndodhur edhe herë të tjera kur lëndohet fizikisht. Po kështu mjekët e spitalit thanë se gjendja e të fiktit nuk ka lidhje me vaksinën kundër Covid-19.