Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, ndërron jetë 75-vjeçarja në Vlorë


Një 75-vjeçare ka humbur jetën në Vlorë pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Kryqëzimi i Sofës’ në lagjen ‘24 Maji’ ndërsa viktima ka mbetur e moshuara me iniciale S.G.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, njoftojnë blutë në një deklaratë zyrtare.

Njoftimi

“Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *