Vendosni fjalën kyçe....

Hyn në fuqi ligji i ri “Për metrologjinë”, kontrolli i pompave i kalon përfundimisht koncesionit


Dekreti i Presidentit që ktheu ligjin “Për metrologjinë” është rrëzuar ndërkohë që është vijuar me publikimin në Fletoren Zyrtare çka e bën atë automatikisht të hyrë në fuqi.

Ky ligj i cili vlerësohet se përafron atë shqiptar të fushës së metrologjisë me atë të Bashkimit Europian legjitimon përfundimisht edhe kalimin e kontrollit të pompave të karburantit tek një kompani private.

Koncesionit tashmë i njihet kjo e drejtë kur në nenin 22, pika 2 thuhet se sa i takon verifikimit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara DPM nuk kontrollon ato të karburanteve përveçse për dokumentacion.

Me përjashtim të shërbimit të kontrollit ligjor, nëpërmjet verifikimit të të gjitha instrumenteve matëse, të hidrokarbureve dhe gazit të lëngshëm, kryerja e të cilit bëhet ekskluzivisht nga një person juridik privat i autorizuar me një nga format e parashikuara në legjislacionin në fuqi, shërbimet e tjera të verifikimit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluara kryhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, e cila mund t’ua delegojë këtë shërbim personave juridikë privatë, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 39, të këtij ligji”.

Qeveria ka kaluar kontrollin e pompave të karburanteve dhe gazit tek një kompani private për një periudhë 20 vjeçare. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë gjithashtu autorizohet me ligjin e ri të kalojë tek subjekte të tjera private përmes autorizimeve detyra te saj të kontrollit kur nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Në rastin e karburanteve dhe gazit DPM verifikon vetëm pjesën e dokumentacionit. Ligji kategorizon disa lloj inspektimesh dhe kontrollesh.

Kështu të gjithë instrumentet matëse ligjërisht të kontrolluara, që kanë marrë miratimin e tipit dhe plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike, i nënshtrohen verifikimit që mund të jetë fillestar, pasardhës, periodik i rregullt, i kryer në intervale kohore specifike dhe jashtë radhe.

Ligji parashikon se tarifat për shërbimet e kryera ndaj subjekteve private përcaktohen nga ministry përgjegjës ndërkohë që për shkeljet janë parashikuar masa administrative.

Kur nuk përbëjnë vepër penale këto masa nisin nga 20 mijë lekë deri në 700 mijë lekë në varësi edhe të kategorisë ku bën pjesë biznesi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *