Një infermiereje në një spital në Tenesi, SHBA i ra të fikët menjëherë pasi bëri një dozë të vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë Pfizer.
Megjithëse ajo u normalizua disa çaste më vonë, ngjarja i dha një tjetër goditje nismës së autoriteteve të shëndetit publik për të promovuar besimin te vaksinat në fjalë. Infermierja e spitalit ‘CHI Memorial’ në Chattanooga, Tiffany Dover, ishte ndër të parët që bëri vaksinën e Pfizer.
Por ndërsa fliste për mediat, disa çaste pasi bëri dozën e saj të parë, Dover raportoi se ndihej e trullosur para se t’i binte të fikët e të rrëzohej në tokëë në një transmetim të drejtpërdrejtë.
Për fat të mirë, një mjek ishte pranë dhe e ndihmoi që Dover të përmendej. Infermierja shpjegoi më pas se reagimi nuk është i pazakontë për të.
“Thjesht më goditi krejt papritur edhe pse mund ta ndieja se do vinte.” tha Dover.
“Unë u ndjeva disi i çorientuar, por tani ndjehem mirë dhe dhimbja në krahun tim është zhdukur. Unë kam një histori të gjatë me ndjeshmërinë e nervit vagus dhe kështu që nëse kam dhimbje nga ndonjë gjë, lëndohem kudo në trup, mund edhe të alivanosem.” – shtoi ajo.
Personeli tjetër mjekësor në CHI Memorial tha se reagimi nuk ishte i lidhur me përbërësit e vaksinës, të zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe firma gjermane BioNTech dhe aprovuar në fillim të këtij muaji nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.
“Është një reagim që mund të ndodhë shumë shpesh me çdo vaksinë ose injeksion.” – tha Jesse Tucker, drejtor mjekësor në spital.