Vendosni fjalën kyçe....

Japonia synon ripopullimin e zonës përreth centralit bërthamor të Fukushimës, ofron 19 mijë dollarë për familje


Qeveria japoneze ka ndërmarrë një hap të paprecedent për të ringjallur zonat pranë termocentralit Fukushima, duke ofruar shuma të majme parash për ata që bien dakord për t’u zhvendosur atje. Megjithatë ka një kleçkë, ata do duhet të qëndrojnë për pesë vjet atje.

Programi i ripopullimit, që synon 12 komuna përreth centralit bërthamor që u gjymtuan gjatë tërmetit 2011, është vendosur të nisë nga Agjencia e Rindërtimit e Japonisë vitin e ardhshëm, njoftoi gazeta Asahi Shimbun.

Programi u krijua për të ringjallur rajonin pasi edhe pasi ishin hequr urdhrat e evakuimit, ish-banorët e zonës nuk treguan se ishin shumë të etur për t’u kthyer, tha ministri i Rindërtimit, Katsuei Hirasawa. Deri më tani, vetëm 20 përqind e banorëve janë kthyer në zonën e stacionit Fukushima që mbetet kryesisht e shkretë.

Agjencia do të sigurojë paketa stimuluese financiare që variojnë nga 1,2 milion jen (11,600 dollarë) për familjet nga pjesë të tjera të prefekturës së Fukushimës dhe deri në 2 milion (19,300 dollarë) për ata që dëshirojnë të zhvendosen nga pjesë të tjera të vendit. Kërkesa kryesore është që një familje të jetojë për pesë vjet në vendin e dakorduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *