Vendosni fjalën kyçe....

Policia vendos 426 gjoba për mos mbajtje maske, 1 milionë lekë gjobë lokalit që nuk respektoi protokollin


Policia ka vendosur 426 gjoba për mos-vendosje të maskës në masën 3 mijë lekë për qytetarët që shkelën aktin normativ.

Ndërsa me 1milionë lekë gjobë është ndëshkuar një subjekt që nuk ka respektuar protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë:

Nuk vendosën maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 426 qytetarë.

Masë administrative 1.000.000 lekë për një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 426 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *