Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Policia goditet sepse është e shtetit jo e pushtetit, jemi popull shumë i mençur


Kreu i qeverisë tha gjatë prezantimit të ministrit të ri të Brendshëm, Çuçi, se policia goditet përherë e më shumë pasi ajo nuk është më e pushtetit apo individëve, por e shtetit.

Kreu i qeverisë theksoi se ngjarja e rëndë do shërbejë për të reflektuar mbi punën e policisë dhe të repartit ‘Shqiponja’.

Po kështu Rama tha se protesta nuk duhet përzier me axhenda politike nga ata që kanë synime politike.

“Policia e Shtetit goditet sepse është përherë e më shumë e shtetit dhe jo e pushtetit apo individëve. Jemi pjesë e një populli shumë të mençur dhe nuk na merr dot njeri për budalla. Protesta erdhi për një arsye krejt legjitime, tejet të rëndë. Nga vrasja e një të riu nga një efektiv në rrethana krejt të pakuptueshme. Edhe unë nese nuk isha këtu, do kisha dalë për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Ai nuk e humbi jetën aksidentalisht po për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur, për tu mbrojtur. Në çdo vend demokratik shoqëria reagon. Por protesta nuk duhet përzier me axhenda politike. Kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të pastër, për shkak të ushtrimit brutal të forcës, gjë që s’ka ndodhur më parë.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *