Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma në drejtësi është duke ecur përpara” – Ambasadorja amerikane


Sipas Ambasadës Amerikane reforma në drejtësi është duke ecur përpara, hap pas hapi.

Në një postim në Facebook, ambasadorja Kim shkruan se SHBA-ja mbështet me forcë dëshirën e shqiptarëve për një sistem drejtësie transparent, të drejtë e funksionale.

Po kështu në postim theksohet se Shqipëria është vetëm një gjykatës larg bërjes së Gjykatës Kushtetuese funksionale.

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por është duke ecur përpara – hap pas hapi – dhe duhet të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional. Falë bashkëpunimit të ngushtë midis Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Presidencës dhe Parlamentit, me këtë emërim në pritje, Shqipëria është vetëm një gjykatës larg nga një Gjykatë Kushtetuese funksionale (funksionaliteti kërkon një kuorum prej 6 gjykatësish nga 9). Veprimet e tyre u përgjigjen opinionit të Komisionit të Venecias, kërkesave për pranimin në Bashkimin Europian dhe, më e rëndësishmja, kërkesës së popullit shqiptar. Le të ecim përpara hap pas hapi.” – shkruan Ambasada Amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *