Qeveria spanjolle nuk do i sterilizojë më njerëzit me aftësi të kufizuara kundër vullnetit të tyre. Përkundër faktit që eugjenika në përgjithësi konsiderohet si një gjë e së kaluarës, sterilizimi i detyruar është ende i lejuar në shumë shtete të SHBA.
Qeveria spanjolle përfundoi zyrtarisht sterilizimin e detyruar të personave me aftësi të kufizuara të enjten, duke botuar legjislacionin e ri në një gazetë zyrtare. Sipas gazetës, ‘në dekadën e fundit, më shumë se një mijë sterilizime të detyruara janë praktikuar në Spanjë, shumica e tyre tek gratë’.
“Fundi i kësaj praktike i jep fund një prej shkeljeve më të dëmshme të të drejtave të njeriut të lejuara sipas ligjit spanjoll.” – tha në një deklaratë të enjten Komiteti Spanjoll i Përfaqësuesve të Personave me Aftësi të Kufizuara (CERMI).