Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Evis Kushi, e cila shoqëroi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Zoran Zaev, gjatë vizitës zyrtare në Pustec, u deklarua ndër të tjera edhe për procesin mësimor në vend.
Kushi tha se shkolla në Arsimin parauniversitar do rifillojë në 11 janar pas pushimeve dimërore që nisin në 24 dhjetor.
Vendimi sipas saj është marrë në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve të shëndetit mjekësor, duke shtyrë me një javë rifillimin ndryshe nga çfarë ishte parashikuar që nisja të bëhej më 4 janar.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm. Shkolla do mbyllet në 24 dhjetor”-tha Kushi.