Vendosni fjalën kyçe....

Zaev viziton Pustecin: Shqipëria dhe MV rrugë të përbashkët në BE, të zhgënjyer nga Unioni


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ditën e sotme ka qenë për vizitë në Pustec i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Nga kjo bashki, Zaev është shprehur i zhgënjyer nga vendimi i BE-së për mos caktimin e fillimit të kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe MV-në.

Sipas kryeministrit të shtetit fqinj, Shqipëria dhe MV-kanë rrugë të përbashkët BE-në.

Shumë rrugë Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bashkë, por edhe rrugën për në BE e kemi të përbashkët, edhe pse morëm një zhgënjim për arritjet e fundit në Unionin Europian.

Të dy shtetet meritojnë të vazhdojnë rrugëtimin në BE.

Ne po vazhdojmë konsultimet për të përfunduar këtë problematike, që në fakt nuk e dimë çfarë problemi është. Po punojmë për ta zgjidhur me qëllim integrimin në BE.

Problemi kyç ishte emri, tani ka sjellë një problem shteti bullgar, po punojmë që të zgjidhim këtë problematikë.

Po të mos ishte koha e pandemisë, besoj që kjo marrëveshje do të kishte ecur më mirë, por besoj se do të gjejmë një zgjidhje”- u shpreh Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *