Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 815 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 77.949.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 20 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.274.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 53.345, përfshirë 396 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 22.330
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.664 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 379.229.