Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Berishës: Shefja e ONM-së telefonoi Venecian që mos të shqyrtojë kërkesën e Metës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera, për të cilën thotë se edhe ajo është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se Calavera është pjesë e rrjetit mafioz Tiranë-Bruksel.

“Skandal i ri nderkombetar i Edvin Droges!

Parate e tij te droges bejne kerdine.

Zbulohet segment tjeter i rrjetit te strukturuar mafioz Tirane-Bruksel.

Pas ndrikull Romana Vllahutin, e cila blinte me katerfishin e çmimit per meter katror rezidencen e delegacionit te BE ne Tirane del dhe Ndrikull Calavera bashkepuntore Edvin Droges.”– shkruan Berisha.

Duke iu referuar një artikulli të publikuar nga Neweurope, Berisha thotë se Calavera i ka kërkuar Komisionit të Venecias që të mos marrë parasysh kërkesën e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Ajo, sipas mediave te mire informuara te Brukselit, ne nje akt te paster korruptiv per llogari dhe me kerkese te Edvin Hajdutit dhe ne kundershtim flagrant me qendrimet zyrtare publike te zyrtareve me te larte te Komisionit dhe Parlamentit Europian, ka shfrytezuar postin dhe i ka telefonuar Komisionit te Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor.

Nderkohe qe zyrtaret me te larte te Komisionit Europian, Parlamentit Europian por edhe te Bundestagut benin thirrje publike Edvin Droges qe te mos votoje ndryshimet ne kodin elektoral por te prese mendimin e Komisionit te Venecias per keto ndryshime.

Rikujtoj ketu se Calavera, drejtoreshe per Ballkanin Perendimor gjithashtu drejton grupin nderkombetar te monitorimit te procesit te vetingut, proces per te cilin flitet se paguhen shuma marramendese parash te zeza.

Miq, fjalet e ndrikull Calavera dhe jo ato te Komisionerit per Zgjerim as dhe kryetarit te AFET-it te Parlamentit Europian citohen ne fjalimet e Edvin Kristaq Droges si direktiva apo kerkesa te Komisionit Europian per Shqiperine.”– shkruan më tej Berisha.

Në postimin e tij në Facebook, ish-kryeministri i kërkon Komisionit Europian që ta largojë Calaveran nga detyra dhe të hetojë për lidhjet e saj me Ramën.

“E pershendes Komisionin e Venecias per refuzimin e kerkses korruptive te Ndrikull Calaveros dhe rrjedhjen e kesaj kerkese ne media.

I bej thirrje Komisionit Europian ne perputhje me standartet e tij etike ta hetoje dhe largoje Zonjen Calavera nga detyra qe mban dhe te hetoje lidhjet e saj toksike per detyren qe mban me Edvin Drogen.”-përfundon Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *