Vendosni fjalën kyçe....

Hoti paralajmëroi ashpërsim të masave kundër Covidit, Haradinaj kërkon të kundërtën


Është e qartë se mes krerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, ka mospërputhje përsa i takon masave për pandeminë.

Pasi kryeministri Avdullah Hoti i LDK-së paralajmëroi mbylljen e Kosovës gjatë periudhës së festave, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar duke kërkuar që të huqet ndalimi i qarkullimit gjatë kësaj periudhe.

“Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.

Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre.

Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!”- shkruan Haradinaj.

Një reagim që bie ndesh me kryeministrin Hoti, i cili më herët deklaroi se shumë shpejt do të propozohen masat e reja shtesë, për shkak të trendit në rritje të rasteve të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *