Kukësi ka humbur përballë Kastriotit ndërsa Vllaznia humbi përballë Laçit dhe Tirana nuk shkoi përtej barazimit në Korçë. Në sfidën tjetër Teuta fitoi përballë Apolonisë.
Kastrioti arriti të merrte 3 pikë të rëndësishme përballë Kukësit me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Bardhi.
Laçi nga ana tjetër fitoi në minutën e fundit ndaj Vllaznisë me golin e Xhixhës. Një humbje kjo për Vllazninë e cila nuk i jep mundësinë të thellonte më tej kryesimin.
Në Korçë, SKëndëerbeu arriti të merrte një pikë ndaj Tiranës me rezultatin 1-1. Për “ujqërit e dëborës” shënoi Mara ndërsa golin e barazimit e shënoi Batha për Tiranën.
Ndërsa Teuta mori një fitore 0-1 përballë Apolonisë me golin e Vilës që e dërgon në vendin e 4 me pikë të barabarta me Tiranën e vendit të tretë.