Liverpool ka marrë një fitore tenistike ndaj Crystal Palace këtë fundjavë në Premier League.
Plot 7 gola kanë shënuar të kuqëtë në fushën e vendasve. Siparin e golave e hapi i riu Minamino në minutën e 3’ ndërsa më pas në pjesën e parë shënuar dhe Mane dhe Firmino.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Henderson dhe më pas Firmino shënoi goline dytë personal. Në fundin e takimit dy gola do shënonte edhe Salah.
Në sfidën tjetër, Man.City fitoi me rezultatin minimal 0-1 në fushën e Southampton.
Golin e vetëm për “qytetarët” e shënoi Sterling në pjesën e parë. Tre pikët e marra në fushën e Southamptonit i dërgon “qytetarët” në vendin e 5 me 1 pikë më pak Southampton.
Nga ana tjetër Liverpool qëndron në krye me 6 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Tottenham por me një sfidë më pak.