Vendosni fjalën kyçe....

Përsëri protesta sot në Shkodër, policia rrethon institucionet


Një javë pas protestës ku u vandalizua selia e PS-së, qytetarët janë mbledhur sërish të protestojnë në qytetin e Shkodrës.

Protesta ka nisur në orën 11:00 në sheshin “Luigj Gurakuqi” dhe forcat e policisë janë vënë në mbrojtje të institucioneve.

Një grup i forcave të rendit janë vendosur pranë Prefekturës së Qarkut Shkodër.

Protestat u nxitën nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, pasi kishte shkelur orën policore. Të shtunën e kaluar, protesta precipitoi në dhunë, ku u dëmtua selia e PS-së dhe reklamat nëpër qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *