Vendosni fjalën kyçe....

Shoqërimi i dy të miturve në protestë, policia e Shkodrës: Kishin me vete një shishe benzinë


Policia e Shkodrës ka reaguar pas protestës së sotme për vrasjen e Klodian Rashës. Policia ka pranuar se ka shoqëruar dy të mitur, të cilët akuzohen se kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do “ta përdornin për djegie gjatë tubimit”. Ata ishin të moshës 13 dhe 15 vjeçare.

Policia thotë se ka thirrur dhe një psikolog dhe prindërit e dy adoleshentëve.

“Sot në orën 11:00, në qendër të qytetit të Shkodrës është zhviluar një tubim i paligjshëm, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales së qytetit, para Prefekturës.

Shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorinin për djegie gjatë tubimit.

Të dy të mitur janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku është thirrur psikologu i DVP Shkodër dhe prindërit e tyre për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *