Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Turqi, ku një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një nga spitalet e Covid.
Mediet turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spitalin Universitar SANKO Covid-19, në Gazinetp, ku kanë humbur jetën 9 pacientë.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se po shkonte në Gaziantep për të hetuar për zjarrin që ndodhi në spital.
“Incidenti i dhimbshëm që ndodhi në njësinë e kujdesit intensiv në Gaziantep na shqetësoi të gjithëve. Numri i vdekjeve ishte 9. Pacientët e tjerë të prekur nga zjarri u transferuan në spitalet pranë nga ekipet tona të urgjencës. Unë uroj mëshirën e Zotit për ata që ndërruan jetë. Ne po ndjekim ngjarjen nga afër.”– është shprehur ministri.
Shpërthimi është regjistruar rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm, ku fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 9 pacientë, ndërsa 10 të tjerë janë transferuar në spitale të tjera.
Pacienti më i ri që ka vdekur nga shpërthimi ka qenë 56 vjeç, ndërsa më i moshuari 85-vjeç.