Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Nuk ka njohje të Kosovës deri më 2022-shin


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk do të ndodhë deri në vitin 2022 kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

“Mendoj se pyetja më e mirë është nëse jeni duke avokuar për njohjen ose mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Atëherë përgjigjja do të ishte po, po dhe jo. Deri në prill të vitit 2022, kur do të ketë zgjedhje kjo sigurisht nuk do të ndodhë.“- tha Vuçiç gjatë një interviste për televizionin serb TV Prva.

“Pas kësaj është populli ai i cili do të vendosë.”- ka shtuar ai.

Presidenti serb mund të ketë aluduar në mbajtjen e ndonjë referendumi për këtë çështje me këtë deklaratë.

Ai ka pranuar se vendet në perëndim nuk mendojnë se Kosova nuk është e pavarur.

Vuçiç tha se Serbia gjithashtu nuk do të bashkohet me NATO-n sepse është një vend ushtarakisht neutral.

“Unë mendoj se është pozicioni më i mirë, duke ruajtur vendin tonë vetë, si dhe qiellin dhe njerëzit dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë.”– tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *