Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nën qeverisjen e Ramës çmimet e ushqimeve u rritën në stratosferë, ne do i ulim


Kreu i Partisë Demokratike ka theksuar sot se Shqipëria renditet e treta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore.

Në një postim në Facebook, Basha, shkruan se nën qeverisjen e kryeministrit Rama, në 7 vitet e fundit çmimet e ushqimeve në vend janë rritur jashtë mase.

Ai premton se me qeverisjen e re, çmimet do ulet nëpërmjet luftës ndaj monopeleve e klientelizmit.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi! Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.” – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *