Vendosni fjalën kyçe....

Covidi i merr jetën regjisorit të njohur Kadri Metohu


Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare regjisori dhe skenaristi Kadri Metohu. Mësohet se ai ka qenë i infektuar me Covid-19 prej disa ditësh, ndërsa së fundmi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Dhimitër Gjoka, përmes një postimi ku shprehet “I paharruar kujtimi i vjehrrit tim Kadri Metohu”.

Metohu ishte regjisor, dramaturg dhe drejtues artistik. Ai u bë i njohur duke marrë pjesë në dhjetra spektakle televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama por edhe në veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.

Metohu studioi për regjisurë në Pragë të Çekosllavakisë nga ku solli një eksperience të madhe bashkëkohore në fushën e regjisë televizive, radiofonike dhe skenike.

Ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 538 raste të reja me COVID-19 si dhe 8 humbje jete për shkak të Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *