Vendosni fjalën kyçe....

“E ka lënë amanet të balasamoset e të shfaqet në muze si Lenini” – Avokati i partneres së Maradonës


Sulmuesi i Argjentinës, Diego Maradona, ka kërkuar që trupi i tij të balsamoset dhe të shfaqet publikisht. Kjo është lënë amanet nga legjenda në një letër të shkruar një muaj para vdekjes së tij, sipas një raporti që pretendonte se ai ishte frymëzuar nga ish-lideri sovjektik, Vladimir Lenin.

Fituesi i Kupës së Botës, Maradona, i cili vdiq nga ataku në zemër në moshën 60-vjecare muajin e kaluar, thuhet se i kishte thënë avokatit Matias Morla se ai donte që trupi i tij të shfaqej pas vdekjes së tij, ashtu si ai i Leninit që është në Sheshin e Kuq të Moskës.

Legjenda e Napolit dhe Barcelonës dëshironin të shfaqej së bashku me disa nga trofetë e fituar prej tij gjatë karrierës.

“Pas një analize të thellë, unë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes sime trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në një muze.” – shkroi Maradona në një letër të nënshkruar në 13 tetor, pretendon The Sun.

“Plani është të krijojmë një mauzoleum diku për tifozët që ta vizitojnë. Është diçka që Maradona e ka diskutuar gjithashtu me vëllezërit e tij. Propozimi që kemi është serioz, konkret dhe me shpenzimet e mbuluara. Por në fund të fundit, do të ishte përgjegjësia e federatës së futbollit.” – tha avokati i partneres së fundit të Maradonës.

Më parë këtë javë, një gjykatë argjentinase vendosi që trupi i Maradonës duhet të ruhet në rast të çështjeve të ardhshme të atësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *