Londinezët e morën njoftimin e kryeministrit Boris Johnson për një bllokim Covid-19 për festën e Krishtlindjes si shenjën për të ikur nga Londra, duke bërë kështu saktësisht të kundërtën e përpjekjeve të fundit për të përmbajtur përhapjen e virusis.
“Urime Kryeministrit dhe ekspertëve të tij.” – tha udhëheqësi i Partisë Brexit, Nigel Farage, në Tëitter të shtunën.
“Ju keni shkaktuar evakuimin e parë të Londrës që nga viti 1939.” – shtoi ai.
Videot e postuara në mediat sociale treguan turma të mëdha në stacionet hekurudhore në radhë për t’u larguar nga Londram që konsiderohet si vatër e rrezikshme për përhapjen e virusit.
Johnson tha më herët të shtunën se ata që jetojnë në Zonën 4 – që përfshin Londrën dhe Peterborough – nuk duhet të përzihen me askënd jashtë shtëpisë së tyre, duke anuluar në mënyrë efektive Krishtlindjet. Bizneset jo thelbësore do të mbyllen nga e diela.