Personi i cili është shpallur në kërkim nga policia si bashkëautor në vrasjen e Xhulio Prelës është B.Martinaj, kushëriri i biznesmenit Ervis Martinaj.
Rreth dy javë pas ekzekutimit të punonjësit të FNSH-së Xhulio Prela, policia njoftoi sot se ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, si dhe se ka shpallur në kërkim të dyshuarin tjetër.
Personi i arrestuar sot është 26-vjeçari Nikoll Sherrniku, ndërsa ai që është në kërkim është B.Martinaj. Sipas gazetës “Shqiptarja.com”, ky i fundit është kushëriri i Ervis Martinajt, një nga personat e përfshirë në vrasjen e regjistruar më datë 4 tetor në zonën e ish-Bllokut.
Ngjarja e rëndë ku Xhulio Prela humbi jetën ndodhi natën e 5 dhjetorit. Prela kishte dalë për të pritur një mikun e tij nga Rinasi dhe e kishte dërguar në Shkodër dhe më pas po rikthehej për në banesën e tij në Tiranë.
Siç raporton “Shqiptarja.com”, policia dyshon se Prela dhe dy personat, kanë filluar konfliktin për shkak të dritave të gjata të makinës.