Vendosni fjalën kyçe....

Frika nga varianti i ri i koronavirusit, vendet e BE-së mbyllin fluturimet me Britaninë


Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po konsiderojnë të ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar, për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit që po përhapet atje dhe që mendohet të jetë më infektuesi.

Siç shkruan BBC, si Hollanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar.

Ministri i jashtëm Italian nga ana tjetër ka folur për planet e qeverisë së tij për të ndaluar fluturimet. Ndërsa Franca dhe Gjermania përliten se po planifikojnë veprim të ngjashëm.

Varianti i ri i koronavirusit është përhapur me shpejtësi në Londër dhe Anglinë Jug-Lindore.

Kryeministri Boris Johnson prezantoi të shtunën një nivel të ri të kufizimeve, duke hequr zbutjen e masave që ishte planifikuar gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova se varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po provonte se ishte deri në 70% më i transmetueshëm.

OBSH thotë se i njëjti mutacion është zbuluar edhe në Holandë, Danimarkë dhe Australi.

Brenda disa orësh nga njoftimi i Britanisë, Holanda tha se do të ndalonte të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar nga 06:00 e të dielës deri më 1 Janar.

Në pritje që të qartësohet situata në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria Hollandeze tha se “rreziku që lloji i ri i virusit që futet në Hollandë duhet të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Po ashtu lajmëroi se do të punojë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në ditët e ardhshme për të “shqyrtuar hapësirën për kufizimin e mëtejshëm të rrezikut që do të sjellë lloji i ri i virusit nga Mbretëria e Bashkuar”.

Belgjika po pezullon fluturimet dhe mbërritjet e trenave nga Britania e Madhe nga mesnata të dielën. Kryeministri Alexander De Croo i tha kanalit televiziv belg “VRT” se ndalimi do të ishte në fuqi për të paktën 24 orë dhe se “është një masë paraprake”. Ai shtoi:“ne do të shohim më vonë nëse kemi nevojë për masa shtesë”.

Ndërkohë në Itali, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha në faqen e tij në “Facebook” se qeveria ishte gati të nënshkruante një masë për të pezulluar fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjermani, një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se qeveria po konsideronte gjithashtu ndalimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut, ku gjithashtu është zbuluar varianti.

Zyrtari tha se qeveria gjermane po monitoronte zhvillimet në Britani dhe se po punonte në “presion të lartë” për të vlerësuar informacionin dhe të dhënat e reja në lidhje me variantin e ri.

Kanali francez i lajmeve “BFMTV” raportoi se edhe Franca ishte “seriozisht” duke e konsideruar pezullimin e fluturimeve dhe trenave nga Mbretëria e Bashkuar dhe se qeveria ishte “në kërkim të koordinimit evropian”. “Një vendim do të shpallet gjatë ditës.”– raportoi sot kanali televiziv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *