Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Malkajt: Policia jonë të rreh me dashuri. Adoleshentët i rrahu se prishën pronën publike, po ne pse na zhdëp?! (Video)


Aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar policinë, gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Brendshme mbrëmjen e sotme. Teksa i është afruar njëri nga katër të ndaluarit ditën e djeshme,

Malkaj ka thënë se policia shqiptare të rreh me dashuri.

Më tej ai pyet i habitur, se nëse adoleshentët u rrahën nga policia gjatë protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha pasi prishën pronën publike, pse policia bën të njëjtën gjë më aktorët që mbrojtën e mbrojnë pronën publike.

“Hë mo si dole me atë drurin mbrëmë. Shiko i dashur, policia jonë ka një gjë të mirë. Kur të rreh të rreh me dashuri. E ka tipar daulles të sajin këtë. Shiko çfarë ndodh. Ky është problem i madh për mua e unë nuk e zgjidh dot. Dolën ata adoleshentët, dogjën këtë, dogjën ato kazanët. Dogjën edhe këtë pemën sintetike nga Kina. Për këtë ata hëngrën dru. Neve që kemi 3 vjet e nuk e ndërpresim këtë protestën. Do vazhddojmë deri sa të kemi frymë. Përse hamë dru. Se ne mbrojmë pronën publike, se ata hëngrën dru se dëmtuan pronën publike. Thotë populli shqiptar një fjalë. ai që të do të rreh. Po ai që të do shumë, çfarë të bën.” – thotë Malkaj me jo pak doza ironie.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *