Pasi kryeministri Boris Johnson lajmëroi futjen e një pjese të vendit në një bllokim tjetër para festave, mbrëmjen e kaluar u krijua një gjendje kaosi në stacionët e autobusëve dhe trenave në Londër.
Njerëzit nxituan të largoheshin nga kryeqyteti para se masat e reja të hynin në fuqi dhe me mijëra u dyndën në aeroporte, stacionet e trenave, tragete.
Paddington is absolutely manic…
Well played Boris what a way to stop people spreading the virus. pic.twitter.com/OyROS1EUMy
— #McStrike (@SocialistLew) December 19, 2020
Në veçanti, biletat e trenit ishin shitur shpejt. Deri në orën 19:00 të së shtunës në mbrëmje, nuk kishte bileta treni të disponueshme në internet nga disa stacione të Londrës.
Edhe në dyqane ndodhi e njëjta situatë. Njerëzit formuan radhë të gjata në bulevardet Regent dhe Oxford, përpara fillimit të kufizimeve që do të zgjasin për dy javë.
Kështu duke filluar nga nesër 21 dhjetor, dyqanet, palestrat sportive dhe parukeritë do të jenë të mbyllura.
Last train out of Saigon. Queue at St Pancras as we wait to board the Leeds bound train. pic.twitter.com/cFDBDNnYFC
— Harriet Clugston (@HarrietClugston) December 19, 2020