Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet ish-Miss Bjellorusia, u burgos për 42 ditë pasi mori pjesë në protestat kundër Lukashenkos


Ish-Miss Bjellorusia, Olga Khizhinkova, është liruar nga burgu pasi kaloi gjashtë javë pas hekurave për pjesëmarrjen në tubimet kundër presidentit të vendit, Lukashenko.

Khizhinkova u arrestua në 8 nëntor dhe dënimi i saj 12-ditor u zgjat dy herë pasi provat e lidhën atë me dy protesta të tjera anti-qeveritare.

Data e lirimit të saj ishte menduar të ishte 11 dhjetori, por ajo përfundoi duke qëndruar në birusë edhe nëntë ditë të tjera. Ajo është parë gjatë protestave duke mbajtur në duar pankarta kundër presidentit e duke i postuar ato në rrjetet sociale.

Duke folur për uebfaqen bjelloruse Tut.by, Khizhinkova shpjegoi se si ajo kishte fjetur në dysheme pa ngrohje dhe ishte mbështjellë me rroba për t’u ngrohur. Sidoqoftë, ajo nuk ka në plan të largohet nga vendi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *