Vendosni fjalën kyçe....

“Më qëlluan me shkelm në komisariat, një tjetri i ranë me shpullë” – Pedagogu Martini do padisë policinë


Pedagogu Donald Martini akuzon policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tij në komisariat. Në një intervistë për News24, ai tha se e kanë gjuajtur me shkelm kur ka qenë brenda policisë.

Po kështu Martini pohoi se do e padisë në prokurori policinë si dhe kërkoi reagimin e ministrit të Brendshëm, Çuçi.

Martini është një nga katër personat e ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia pranë Ministrisë së Brendshme. Ata u shoqëruan në polici ndërsa dy prej tyre akuzojnë policinë se i ka dhunuar.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi direkt u largua, që ai mos të shihej. Më tej kisha dhimbje pak e më dilte gjak. Një oficer më tha se plaga jote ka 5 orë, e i thashë, po pse gjaku më rrjedh?. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm.” – tha Martini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *