Një anije në pronësi të një kompanie shqiptare është rrëmbyer nga piratët në Nigeri.
Bëhet fjalë për një mjet detar në pronësi të kompanisë ‘Stevia’, që ishte e regjistruar në Kamerun, ndërsa mësohet se 6 nga marinarët e rrëmbyer janë me shtetësi ukrainase, ndërsa shtetësia e dy të tjerëve nuk dihet ende.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth 50 kilometra larg brigjeve të Nigerisë, në Gjirin e Guinesë, shkruan faqja 112.international.
Fati i personave të rrëmbyer nuk dihet ende ndërsa sipas autoriteteve ukrainase po punohet për gjetjen dhe shpëtimin e tyre.