Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta si pasojë e Covidit, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku


Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur për publikun guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko.

Çollaku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë dot koronavirusit.

Sejko u shpreh ngushëllimet familjarëve të Çokallut, në një postim në Facebook.

“Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Bedri Çollaku. Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.

Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vendit.”– shkruan Sejko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *