Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, zonat që preken e oraret


Ditën e nesërme pritet të ketë kufizime energjie elektrike në disa zona të Tiranës.

Shkak për këtë është remonti i parashikuar në nënstacionin e Valiasit. Ndërprerjet do jenë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 2 të pasdites.

Zonat e prekura jana Bërxulla, Domja, Bathorja, Bregu i Lumit e pjesërisht Qereka, sipas njoftimit të OSHEE-së.

“Për shkak të remontit të parashikuar në NST Valias, në datën 21 dhjetor gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë. Bërxullë, Domje, Bathore, Bregu i Lumit, Qerekë (pjesërisht).” – thuhet në njoftimin e OSHEE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *