Vendosni fjalën kyçe....

Pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19, kryebashkiaku i Moskës refuzon vendosjen e karantinës


Megjithëse rastet e koronavirusit po vazhdojnë të rriten në Rusi, kryebashkiaku i Moskës ka thënë se ka dritë në fund të tunelit, ndërsa qyteti përgatitet të festojë një Krishtlindje dhe Vitin e Ri, duke respektuar distancimin shoqëror.

Sergey Sobyanin tha të shtunën në kanalin e lajmeve Rossiya 1 se ai beson se ‘ne do të luftojmë Covid-19 për një kohë të gjatë, por periudha më e mprehtë duhet të mbarojë për disa muaj’.

Ai shtoi se zgjedhja më e vështirë për udhëheqësit politikë nuk ishte se kur duhej vendosur karantina, por kur do vendosej hapja.

“Anulimi i kufizimeve do të thotë që ju rrezikoni mundësinë e infeksioneve masive.” – tha ai, duke përsëritur se ishte e nevojshme për të shmangur dëmtimet katastrofike në sektorë të tërë të ekonomisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *