Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni ndërpret bashkëpunimin me ekipin e tranzicionit të Joe Biden – Raporti


Pentagoni ka urdhëruar një ndërprerje në të gjithë departamentin për shkëmbimin e informacioneve me administratën e ardhshme Demokratike, pas fitores së Joe Biden.

Zyrtarë të shumtë të Pentagonit e kanë pohuar këtë lajm, sipas Axios, ndërsa është e paqartë nëse ky vendi ka të bëjë me festat e fundvitit apo është diçka më serioze.

Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes, Chris Miller, thuhet se ka urdhëruar një ndalim total të të gjitha informimeve ushtarake me administratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden, i thanë Axios disa ‘zyrtarë të lartë të administratës’.

Kreu i Pentagonit i emëruar së fundmi thuhet se u tha zyrtarëve të enjten në mbrëmje që të anulonin të gjitha takimet e planifikuara të tranzicionit.

Ky veprim supozohet se ka tronditur zyrtarët e administratës, megjithëse një oficer i lartë anonim në Departamentin e Mbrojtjes kundërshtoi duke thënë se ishte ‘një vonesë e thjeshtë e takimeve të fundit të planifikuara deri pas vitit të ri’, duke argumentuar se stafi ishte i mbingarkuar nga përpjekja për të administruar dhjetëra takime në ditët e mbetura para vitit 2021.

“Të njëjtit udhëheqës të vjetër kishin nevojë të bënin punën e tyre ditore dhe po konsumoheshin nga aktivitetet e tranzicion.” – i tha zyrtari, Axios, duke shtuar se ‘ne jemi akoma të përkushtuar për një tranzicion produktiv’.

Ekipi i Biden ka qenë në gatishmëri për çdo sinjal se presidenti Donald Trump mund të përpiqet të mbajë pushtetin pas Ditës së Përurimit, megjithë votimin e Kolegjit Zgjedhor në fillim të këtij muaji që i dha fitoren demokratit Joe Biden.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *