Vendosni fjalën kyçe....

Po luante bilardo, ky është efektivi i FNSH-së që u vra nga djali i tij 7-vjeçar


Roland Bicerri është efektivi i FNSH-së që u vra me pistoletën e tij të punës, nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Shyqyri Brari”, në një lokal pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku Bicerri kishte shkuar për të luajtur bilardo dhe kishte marrë djalin e tij 7-vjeçar me vete.

Por ky i fundit i kishte marrë armën e shërbimit, duke e qëlluar aksidentalisht.

Bicerri u qëllua me një plumb të vetëm, por ky plumb ishte fatal për të pasi ai ndërroi jetë pak më vonë në spital.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.”– thuhet në njoftimin e policisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *