Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka organizuar një protestë para Ministrisë së Brendshme.
Dhjetëra artistë e qytetarë janë mbledhur para ministrisë ku kanë kërkuar dënimin e dhunës ndaj katër aktivistëve e qytetarëve që u ndaluan para një ditë.
Ata e kanë akuzuar policinë për dhunë fizike ndaj dy prej katër të ndaluarve. Bëhet fjalë për pedagogët Ergys Mërtiti e Donald Martini, arkitektin Astrit Seranaj e artistin Gentian Hasani.
Sipas Seranajt, ndalimi nga policia ishte krejt i paqartë dhe i paarsyeshëm duke qenë se nuk e kishte kundërshtuar kërkesën e policisë, por ishte bindur duke u larguar.
Ndërsa regjisori Edmond Budina tha se dhuna policore nuk është gjë e re këto vitet e fundit akuzoi kryeministrin Rama se është frymëzuesi dhe nxitësi i dhunës ndaj qytetarëve.
“Dhuna në këtë polici e shte nuk është gjë e re. Kjo është polici politike që vepron në shërbim të një grushti politikanësh në pushtet. Dhunën e kemi parë te Astiri, Bregu i Lumit, Teatri Kombëtar. Vrasja e atij djalit është pika që mbushi kupën. Ata kërkojnë që na ta ulim zërin por ne nuk do e ndalim protestën e zërin tonë. Qytetarët duhet të protestojnë kundër kësaj dhune politike nga policia fashiste. Ne do e çojmë deri në fund edhe në institucionet ndërkombëtare. Frymëzuesi e nxitësi i dhunës policore është kryeministri Rama.” – tha ndër të tjera Budina.