Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë mëngjes duke publikuar një video nga kantieri ku punohet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.
Në sfond dëgjohet një muzikë me çifteli e cila është tradicionale e zonës ndërsa shfaqen kënde të ndryshme ku po kryhen punime.
“Mirëmëngjes dhe me këto 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.
Aeroporti i Kukësit është një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama që në fushatën për mandatin e parë qeverisës.
Së fundmi ai ka premtuar se aeroporti do të jetë gati në pranverën e vitit të ardhshëm.