Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me bombë në Afganistan, nëntë të vdekur


Një shpërthim me bombë ka ndodhur sot në Kabul, duke i marrë jetën të paktën nëntë njerëzve.

Reuters shkruan se shpërthimi që ndodhi me bombën që i ishte vënë një makine, synonte një ligjvënës afgan, Khan Mohammad Wardak. Ai i mbijetoi shpërthimit por është midis 20 të plagosurve.

Ministri i Brendshëm i Afganistanit, Massoud Andarabi, tha se mes të plagosurve ka edhe gra e fëmijë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Afganistani ka shënuar një rritje të mprehtë të dhunës, veçanërisht të bombardimeve. Në javët e fundit qeveria Afgane dhe Talibanët po zhvillojnë bisedime për të gjetur një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës gati 20-vjeçare të vendit.

Të premten, një tjetër shpërthim i mori jetën 15 civilëve, mes të cilëve ishin 11 fëmijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *