Një sondazh i bërë nga Baton Haxhiu ka nxjerrë kryeministrin Rama si më të preferuarin e shqiptarëve.
Sondazhi është prezantuar në dokumentarin ‘Memory’ të Haxhiut teksa nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë mbetur rreth katër muaj.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se 42.5% e shqiptarëve deklarojnë se bindjet e tyre janë më afër qendrës, me 24.6% që anojnë majtas e 14.2% djathtas.
Mes kryeministrit Rama e kreut të opozitës, Basha, shqiptarët sipas sondazhit të Haxhiut preferojnë politikisht Ramën me 19% kundrejt Bashës me 6.1%, ndërsa i treti është Pandeli Majko me 2% e Sali Berisha me po 2%.
Për sa i përket pëlqyeshmërisë së shqiptarëve kundrejt politikanëve, kryeministri Rama kryeson më 46.4%, në vend të dytë është kryebashkiaku Veliaj me 41.9% ndërsa vendin e tretë e mban ish-kryeministri Berisha me 30/9%.
Kreu i PD-së Basha mban vendin e katërt me 26.3%, ndërsa presidenti Meta mban vendin e pestë me 17.7%.
Sipas sondazhit nëse zgjedhjet do mbaheshin nesër, votuesit e vendosur do votonin 62% për PS-në, 31% për PD-në e 3% për LSI-në. Ndërsa të gjithë votuesit, të vendosurit dhe të pavendosurit do votonin 29% për PS-në, 15% për PD-në e 2% për LSI-në ndërsa 28% janë të pavendosur.
*Dokumentarin e plotë mund ta ndiqni Këtu