Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Foshnjat e lindura nga gratë me Covid-19 kanë antitrupa


Një studim i ri ka zbuluar se gratë shtatzëna nuk kishin shumë gjasa të përjetojnë simptomat më të këqija të Covid-19 dhe se foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me virus kanë antitrupa.

Studimi i realizuar me 16 gra shtatzëna është publikuar të premten nga Rrjeti i Studimeve të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Singapor. Siç shkruan RT, studiuesit nuk gjetën prova që koronavirusi mund të transmetohet nga nëna tek foshnja.

Një tjetër zbulim pozitiv ishte se nga pesë foshnjat e lindura para se të botohej studimi, të gjithë kishin lindur me antitrupa të Covid-19. Megjithëse studiuesit nuk ishin të sigurt se çfarë niveli të mbrojtjes do t’u ofronte kjo atyre kundër virusit.

Studimi zbuloi gjithashtu se koronavirusi nuk ishte më i dëmshëm për gratë shtatzëna, se kushdo në popullatën e gjerë.

“Rezultatet e studimit ishin siguruese.”– tha në një deklaratë Rrjeti i Studimeve të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Singapor.

Asnjë nga gratë nuk vdiq nga virusi dhe të gjitha u rikuperuan plotësisht.

Sidoqoftë, dy nga gratë i humbën foshnjat e tyre dhe studiuesit thanë se një nga rastet mund të ketë qenë si rezultat i ndërlikimeve të Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se gratë shtatzëna mund të preken keq nga infeksionet e frymëmarrjes, si koronavirusët dhe këshillon që të merren masat paraprake. Por OBSH thotë gjithashtu se nuk ka asnjë provë që Covid-19 mund të transmetohet nga nëna tek fëmija i saj, një qëndrim që është përforcuar nga studimi i Singaporit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *