Një 42-vjeçar nga Lushnja është ekzekutuar me 5 plumba në Spanjë. D. Bregu është qëlluar në sy të partneres brenda në restorant ndërsa pista kryesore mbetet ajo e trafikut të drogës.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh El Albir, brenda restorantit ‘The Orange Tree’, shkruan Shqiptarja.
Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person i paidentifikuar ndërsa pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve për trafikun e drogës. Viktima ishte emër i njohur për policinë pasi po hetohej.
Personat të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes pasi ndodheshin në restorant momentin e krimit, thanë se autori ishte një burrë i cili kishte mbuluar fytyrën me një kapuç.
Autori i është afruar tavolinës ku po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas është larguar nga vendngjarja.