Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar foton e artistit e pedagogut Donald Martini, i cili u ndalua një ditë më parë bashkë me tre persona të tjerë ne Pedonalen e kryeqytetit.
Në pamjet e shfaqura tregohen shenjat e dhunës në fytyrën e Martinit, i cili akuzon për dhunën policinë pas ndalimit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka bërë jehonë deklaratës së Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, pak ditë pas vrasjes nga një efektiv policie të 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Në deklaratën zyrtare të zyrtares së lartë të BE-së theksohet se ‘autoritetet shqiptare duhet të parandalojnë dhunën e mëtejshme policore dhe të mbështesin të drejtën për lirinë e tubimit paqësor dhe se ato duhet të tregojnë përmbajtje në demonstrata dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës’.
Sipas aleancës, Martini, i cili është një prej koreografëve më të mirë shqiptarë, pedagog në liceun artistik, është dhunuar nga policia.