Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka deklaruar nga Prrenjasi se pas investimit në qytete, në mandatin e tretë qeveria do investojë në perifer e fshatra.
Ai shtoi së vëmendja e qeverisë është te njerëzit e zakonshëm.
“Objektivi ynë në mandatin e tretë është, që pasi kemi përfunduar qendrat e qyteteve, duhet të zhvendosemi në periferi dhe fshatra. Dua t’u them banorëve, që vëmendja jonë është për njerëzit e zakonshëm, që nuk jetojnë në banaqet e darkës, apo divanhanet e darkës nëpër televizione e portale, por njerëzit që jetojnë në këto fshatra.” – deklaroi Balla.